Policia ka reaguar në lidhje me gjetjen e 55- vjeçarit, Gjergj Mullalli, i cili vrau mbrëmjen e djeshme bashkëshorten e tij, Luiza Mullalli në banesë dhe më pas e hodhi në kanalin e ujërave të zeza.
Autori është lokalizuar nga policia në një banesë të braktisur në fshatin Zëmblak dhe sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e policisë, 55-vjeçari ka hapur zjarr disa herë ndaj punonjësve të policisë.
Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të policisë për t’u dorëzuar, shtetasi është vetëvrarë.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, babai i viktimës është shprehur se vajza e tij ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje, pasi 55-vjeçari e dhunonte sistematikisht.
Shkak e kësaj vrasje dyshohet se ka qenë xhelozia, ndërsa vrasja është kryer me një armë kallashnikov, e cila i është gjetur ditën e sotme Gjergj Mullallit të vetëvrarë.
Gjergj dhe Luiza Mullalli janë prindër të 3 fëmijëve, 2 vajzave të cilat janë të martuara dhe një djali i cili jetonte me të emën.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion shtesë
Pas kërkimeve të pandërprera dhe kontrollit të territorit me qëllim kapjen e shtetasit Gj. M., i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, shërbimet e Policisë të DVP Korçë dhe Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur lokalizimin në një banesë të braktisur, në fshatin Zëmblak, të këtij shtetasi.
Sapo ka konstatuar se ka qenë i rrethuar nga forcat e Policisë 55-vjeçari, ka hapur disa herë zjarr ndaj punonjësve të Policisë.
Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të Policisë për t’u dorëzuar, ky shtetas është vetëvrarë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje./abcnews.al