U rrëmbyen një muaj më parë nga piratët, shpëtohen 15 marinarët turq

schedule18:15 - 12 Shkurt, 2021

schedule 18:15 - 12 Shkurt, 2021

Një muaj pas pengmarrjes janë shpëtuar 15 marinarët turq që u rrëmbyen nga piratët pranë Nigerisë. Mediat turke raportojnë se marinarët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Piratët, të cilët bastisën anijen, rrëmbyen 15 nga 19 anëtarët e ekuipazhit të anijes, e cila po lëvizte nga Lagos, Nigeri në Kejptaun, Afrika e Jugut.

Ministri i Jashtëm turk Çavuşoğlu pasi bisedoi me kapitenin e anijes u shpreh se “Ambasadori ynë u takua me kapitenin. Ata janë mirë me shëndet. Ne gjithashtu informuam familjet, e zhvilluam këtë proces në fshehtësi” tha ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!