Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, të cilët u ribashkuan pas 17 vitesh, po mundohen ta bëjnë lidhjen e tyre që të funksionojë. Të dy janë shpresëdhënës për marrëdhënien e tyre kësaj here, kanë konfirmuar burimet pranë tyre. “J.Lo dhe Ben janë çift dhe iu kanë thënë miqve se janë bashkë.”, thotë burimi.
“Kur u lidhën përsëri, iu duhej të shihnin nëse shkëndija ishte akoma aty, sepse kishte kaluar një kohë.”, shtoi më tej. Lopez dhe Affleck – të cilët fansat iu referohen si “Bennifer” ringjallën romancën e tyre pasi ndërprenë fejesën në 2004.
Sipas burimit, dyshja ka “folur për të kaluarën dhe pse gjërat nuk shkuan mirë. Ata të dy janë shpresëdhënës për lidhjen e tyre këtë herë dhe po bëjnë përpjekje. Jenn është e gëzuar dhe me të vërtetë i beson Benit.” shpjegon burimi. “Ata të dy janë pjekur, janë në të njëjtën faqe dhe ka qenë e lehtë.” /abcnews.al