U raportua se do të shkonte në Ankara, Blinken nuk e përfshin Turqinë në agjendën e tij

schedule14:52 - 2 Nëntor, 2023

schedule 14:52 - 2 Nëntor, 2023

Në planin zyrtar të vizitave të Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken në Azi dhe Lindjen e Mesme nuk është përfshirë Turqia, pavarësisht raportimit të djeshëm të agjencisë turke të lajmeve Anadolu.

Sipas Anadolu, duke cituar burime diplomatike, Anthony Blinken do të vizitojë Ankaranë më 5 nëntor. Mirëpo, programi i publikuar në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk e konfirmoi lajmin. Konkretisht, në periudhën 2-10 nëntor, Blinken do të vizitojë Izraelin, Jordaninë, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Indinë.

Ndryshe nga Blinken, këshilltari i Departamentit të Shtetit Derek Chollet do të vizitojë Ankaranë javën e ardhshme, pasi kishte vizituar më parë Izraelin dhe Jordaninë.

Duhet theksuar se ditët e mëparshme presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kritikoi Anthony Blinken për deklaratat e tij për Lindjen e Mesme dhe mbështetjen e tij për Izraelin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!