U qëllua në lokalin e tij, viktima në Shkodër i arrestuar për trafik droge në 2011

schedule23:04 - 15 Qershor, 2022

schedule 23:04 - 15 Qershor, 2022

Një 75-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Stom-Golem të Shkodrës.

Viktima Lulash Qepuri është një emër i njohur për drejtësinë. Ai rezulton i arrestuar në 2011 për trafik dhe kultivim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Burimet bëjnë me dije se i moshuari i plagosur ka qenë invalid dhe ndodhej në lokalin e tij kur është qëlluar në trup 4 herë me pistoletë. Duke iu përgjigjur autorit i cili ishte i maskuar, 75-vjeçari e ka qëlluar me kallashnikov me 16 plumba.

Pas të shtënave me armë ka qenë djali i të moshuarit ai i cili ka telefonuar policinë duke i thënë se i kanë vrarë babanë.  75-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë ku dhe ndërroi jetë.

Burime për Abc bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur 26 gëzhoja të cilat 10 i përkisnin shotgunit dhe 16 kallashnikovit.

/abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!