U qëllua me thikë, i riu që humbi jetën në Angli është nga Elbasani

schedule19:31 - 18 Maj, 2021

schedule 19:31 - 18 Maj, 2021

Një 22-vjeçar humbi jetën të enjten e 13 Majit në Angli, pasi u qëllua me thikë pas një sherri mes disa personave.

Viktima është Armend Xhika. ABC mëson se i riu është nga qyteti i Elbasanit. Fillimisht ai u dërgua në spital me shpejtësi për ndihmë, por plagët ishin tepër të rënda dhe nuk mundi që të mbijetonte.

Viktima Armend Xhika

Deri tani policia angleze ka arrestuar dy persona, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe të tjerë që ishin të përfshirë në sherrin me thika që përfundoi me një të vdekur në Pitsmoor./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!