Kjo është furra e bukës drejt së cilës është qëlluar me armë zjarri gjatë mbrëmjes së sotme në Shkodër.
Forca të shumta policia janë mbledhur pranë furrës së bukës dhe po kryejnë hetime.
Deri më tani dimë që drejt furrës është qëlluar nga një makinë në ecje.
Pronarët e furrës nuk njihen si persona me precedentë penalë. Ata kanë disa vite që janë kthyer nga Greqia dhe kanë investuar.
/abcnews.al