U qëllua me plumb në kokë në një kanal në Fan, shpallet në kërkim miku i ngushtë i Eri Zefit

schedule10:06 - 30 Tetor, 2019

schedule 10:06 - 30 Tetor, 2019

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një person që dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Eri Zefit në Mirditë. Mikel Alia nga Fani, mik i ngushtë me viktimën, sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se e ka nxjerrë Zefin në pritë, ku është ekzekutuar.

Për ta çuar drejt ekzekutimit, në mes është futur një shoku i ngushtë. Policia e Mirditës shpalli në kërkim autorin e vrasjes së 34 vjeçarit  Eri Zefi.

Ai është Mikel (Gjovalin ) Alia nga Fani i Mirditeës. Tabulatet telefonike të viktimës kanë identifikuar shokun e tij si personin që e ka ftuar drejt Mirditës, duke e marrë me vete për ta dërguar në Fan.

Nuk bëhet e ditur se cila ka qenë alibija e përdorur nga i dyshuari Mikel Alia për ta dërguar drejt pritës shokun. Arrestimi i tij  dhe marrja në pyetje do të hidhte dritë më shumë në këtë ngjarje.

Sipas hetuesve është zbuluar edhe fakti që Mikel  Alia ka lidhje miqësore me familjen Ndreca në Durrës, familje kjo në gjakmarrje me familjen Zefi. Ka qenë vëllai i Eri Zefit që vrau në shkurt fqinjin e tij Martin Ndreca.

Nga ekspertiza në trupin e 34 vjeçarit u identifikuan shenja dhune që sipas hetuesve janë kryer para se ai të ekzekutohej me plumb në kokë në vendin ku u gjet trupi i tij, 50 metra larg Rrugës së Kombit në Njësinë Administrative Fan. Ka dyshime se në këtë krim ka marrë pjesë më shumë se një autor. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!