U qëllua me automatik, humb jetën 23-vjeçari, atentati iu bë teksa lëvizte me makinë

schedule22:00 - 17 Gusht, 2020

schedule 22:00 - 17 Gusht, 2020

Shkodra është tronditur sërish nga një sulm me armë zjarri.

Sipas raportimeve të para është qëlluar me armë zjarri automatik Gledis Kraja, 23-vjeç në lagjen “Perash” të qytetit.

Siç raporton gazetari Simon Shkreli për abcnews.al, Kraja është qëlluar ndërsa ishte duke lëvizur me makinën e tij tip “Ford”.

I riu Gledis Kraja është transportuar për në spitalin e Shkodrës, por nuk ka arritur t’u mbijetojë dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ende nuk dihen autorët e ngjarjes dhe shkaqet që e sollën këtë atentat por nga të dhënat paraprake mësohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.

 

Sakaq grupi hetimor ka gjetur 18 gëzhoja në vendin e ngjarjes ndërsa policia e Shkodrës ka dhënë edhe informacionin e saj për vrasjen.

Njoftimi i Policisë: 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër,  në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri  armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjec banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në  Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe  grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit./abcnews.al