Është arrestuar 29-vjeçari shqiptar Altin Jakini, si autor i atentatit të ndodhur më 4 tetor.
Atentati u bë ndaj 28-vjeçarit edhe ky shqiptar, në Manta të Italisë. Autoritetet italiane kanë zbardhur detaje nga kjo ngjarje, ndërsa bëhet me dije se atentatori ndodhej në një fugon kur qëlloi drejt makinës së bashkatdhetarit të tij në Via Stazione.
28-vjeçari u qëllua me armë në gjoks teksa po shkonte për në punë, me makinë. I riu u transportua në spital në gjendje të rëndë./abcnews.al/