U qëllua me armë teksa lëvizte me makinë, ish deputeti socialist: Nuk kam konflikt me autorin

schedule11:26 - 18 Maj, 2023

schedule 11:26 - 18 Maj, 2023

Policia e Kurbinit vijon punën për kapjen e 29 vjeçarit Fatbardh Ismaili, i cili një ditë më parë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së ish deputetit socialist Armando Prenga.

Gazetari Gjergji Figuri raporton për ABC News se ndaj makinës së Prengës janë qëlluar 5 plumba, por fatmirësisht kanë qenë nga ana e pasagjerit dhe nuk kanë prekur ish deputetin.

LEXO EDHE: Të shtënat me armë makinës së ish deputetit socialist, personi që qëlloi është djali i komisionerit të ‘Bashkë Fitojmë’

Sipas dëshmisë së dhënë në polici nga ish deputeti socialit ai ka theksuar se nuk ka asnjë konflikt me Fatbardh Ismailin apo dhe me babin e tij që ka qenë komisioner në KZAZ 15 në Kurbin.

Ndër të tjera theksohet se pritet arrestimi dhe dëshmia e 29 vjeçarit për të hedhur dritë në këtë ngjarje nëse ka të bëjë me zgjedhjet apo i riu ka pasur ndonjë motiv tjetër për të sulmuar ish deputetin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!