U qëllua me armë nga oficerja në Greqi, gangsteri shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore, “blindohet” nga 20 policë, arrestohet daja

schedule10:52 - 30 Shtator, 2022

schedule 10:52 - 30 Shtator, 2022

Esmin Ferhati, i cili u qëllua me armë zjarri nga një oficere greke, të martën e 27 shtatorit, ndodhet në dhomën e reanimacionit në një spital të Atikës në gjendje të rëndë shëndetësore.

30-vjeçari u përplas fizikisht me oficeren e policisë gjatë aksionit policor, ku u arrestuan 32 persona në total.

Oficerja e ka qëlluar me armën e shërbimit për tu vetëmbrojtur, pasi Esko ka tentuar të largohet nga vendi.

Lexo edhe: Esko, mafiozi shqiptar që bëri kërdinë në Athinë, të gjithë e kishin frikë

Siç raportojnë mediet greke dhoma e mafiozit shqiptar, i cili është kreu i tri bandave që u çmontuan ditën e martë në kuadër të operacionit antidrogë, ruhet nga 20 efektivë policie, nën masa të rrepta sigurie.

Ndërkohë mësohet se ditën e djeshme ka rënë në prangat e policisë daja i Esmin Ferhatit, i cili kishte shkuar për të vizituar nipin në spital. Daja i Eskos po kryente lëvizje të dyshimta në ambiente e jashtme të spitali, kjo ishte arsyeja që policia greke e arrestoi atë.

Nuk ka ende informacion nëse daja i 30-vjeçartit është përfshirë në aktivitete kriminale.

Gjithashtu në spital kishin shkuar për vizitë edhe 5 persona të tjerë, të cilët pasi u njoftuan se nuk mund ta vizitonin Eskon, pasi ky i fundit ndodhej në reanimacion, hipën në mjet dhe u larguan, por daja i Eskos qendroi, duke i tërhequr kështu vëmendjen e policisë.

Kryegangsteri Esko, siç e cilësojnë mediet greke, qarkullonte gjithmonë i shoqëruar nga eskorta e tij, një grup personash shqiptarë dhe grekë që e ruanin Eskon si sytë e ballit, pasi ky i fundit i frikësohej arrestimit.

Bandat e Eskos nuk kanë ngurruar asnjë sekondë të rrahin dhe të kërcënojnë me armë punëtorët në supermarket dhe kioska për t’u zhvatur disa qindra euro, ndërsa Esko nuk ka marrë pjesë në këto “operacione”, ai vetëm ka drejtuar anëtarët, duke pasur rolin e kryegangsterit që të gjithë i frikësoheshin dhe i bindeshin pa asnjë kundërshtim.

Bandit e Eskos përballen me 6 akuza

1. Organizata Kriminale
2. Grabitje
3. Trafik droge
4. Lëndim i rrezikshëm trupor
5. Rezistenca ndaj autoritetit
6. Mosbindje
/abcnews.al/

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!