U qëllua me 15 plumba në derën e shtëpisë, kush është 42 vjeçari i vrarë në Vlorë

schedule10:54 - 3 Qershor, 2021

schedule 10:54 - 3 Qershor, 2021

U qëllua me 15 plumba në derën e shtëpisë, kush është 42 vjeçari i vrarë në Vlorë

Një 42 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë në lagjen 24 Maj.

Viktima e kësaj ngjarje është 42 vjeçari, Shkëlzen Velaj, i cili u ekzekutua me kallashnikov në momentin që po tentonte të futej në shtëpi.

LEXO EDHE: Dinamika e vrasjes në Vlorë, e ndoqën nëpër shkallë, iku me vrap, por s’i shpëtoi kallashit

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në trupi i viktimës është qëlluar me 15 plumba, thuajse një karikator. Sipas informacioneve mësohet se plumbat i kanë prekur pjesën e barkut.

LEXO EDHE: Vrasja e 42-vjeçarit në Vlorë, çfarë u gjet në makinën e djegur nga autorët

Altin alias Shkëlzen Velaj është një prej 7 të arrestuarve  nga blutë e Vlorës në Tetor të 2019 gjatë operacionit të koduar “Vjeshta” , për kultivim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë 42 vjeçarit 6 vjet më parë i kishin vrarë dhe vëllain e tij Ardi Velaj, në të ashtuquajturën “masakra e Çoles”, ku humbën jetën dhe dy të rinj të tjerë.

Ndërkohë fqinjët e 42 vjeçarit bëjnë me dije se ai ishte një djalë i qetë dhe i urtë. e.su./abcnews.al