Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar pas procedimit në gjendje të lirë për pengim të zgjedhjeve. Në një konferencë Ademi tha se e mori vesh lajmin për procedim nëpërmjet mediave dhe sipas saj ai nuk është gjë tjetër veçse një vendim politik i Kryeministrit Rama.
“Sot nuk pranoj kurrsesi se shkodranët dhe shqiptarët do të lejojnë instalimin e një diktature të re. E kemi detyrim sidomos ne, fëmijët e atyre prindërve që të mos i lëmë në dorën e regjimit nga i cili vujtën dhe u persekutuan. Procedimi penal për kryetaren e bashkisë së Shkodrës nuk është i ditës së sotme. Ai është i paralajmëruar ditën e djeshme në transmetim direkt nga komisarët politik të KQZ dhe jo vetëm dje po gjatë gjithë këtyre ditëve nga ministri i Brendshëm, kryeministri, prefekti e me radhë, Madje ata publikisht kërcënuan dhe intimiduan një kryetarë bashkie në detyrë në përputhje të funksioneve të saj kushtetues e dhe ligjore. Unë nuk habitem aspak nga njoftimi për procedim penal, me të cilin u njoha vetëm nëpërmjet medias.
Nuk habitem aspak nga urdhri politik i Edi Ramës me të cilin u njoha përmes medias. A nuk nisi kështu edhe në vitin 1945? A nuk po ecim në të njëjtën rrugë? Pasi u njoha me vendimin politik të Ramës dua të deklaroj se nuk kam shkelur asnjë ligj, po kështu asnjë punonjës e bashkisë. Kam zbatuar kushtetutën dhe dekretin e presidentit, i cili ka çdekretuar datë e zgjedhjeve./abcnews.al