U prit nga Mbreti Filipe Vl / Rama sqaron zërat: Nuk më ra rruga nga shtëpia e tij. Shqipëria u zgjodh për Kongresin Botëror, ja për çfarë na vlerësuan

schedule13:06 - 8 Shkurt, 2025

schedule 13:06 - 8 Shkurt, 2025

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar zërat lidhur me vizitën në Madrid dhe pritjen nga Mbreti Filipe VI. Përmes një video selfie, ai ka thënë se nuk i ra rruga nga shtëpia e Mbretit, por Shqipëria u zgjodh për Kongresin Botëror të Ligjit.

Sipas Ramës, e përzgjodhën pasi vlerësuan punën që është bërë për Reformën në Drejtësi dhe ëlirimin e gjyqësorit nga politika pas 100 e kusur vitesh.

Fjala e kryeministrit Rama:

Kryeministri Edi Rama: Dakord mo dakord për të gjetur bishta jemi të vetmit ne, po interesantja këtu është se për herë të parë mbreti i Spanjës pret në audiencë kryeministrin e Shqipërisë. Po jo se e kishte për detyrë, a për qokë, apo se mua më ra rruga nga shtëpia e tij. Por, sepse Shqipëria u zgjodh të mikpresë Kongresin Botëror të Ligjit, mes kandidaturash të forta dhe shumë më me emër sa ne në botën demokratike. Po, pse u zgjodh Shqipëria? Sepse bordi i Shoqatës Botërore të Juristëve që organizon edhe këtë Kongres Botëror të Ligjit, kryetar nderi i të cilit është mbreti i Spanjës vlerësoi gjithçka që Shqipëria ka bërë me reformën drejtësi. Po, po, me reformën drejtësi në një përpjekje të jashtëzakonshme për të çliruar drejtësinë nga duart e pushtetit politik pas 100 e kusur vitesh. Natyrisht që kush pret që drejtësia në Shqipëri të jetë pa probleme, pa boshllëqe, të funksionojë si një sahat që nuk gabon, arsyeton nxitimthi, natyrisht nga dëshira për më të mirën, po nxitimthi se një shtëpi pa leje ndërton robi dhe i duhen dy e tre vjet, po shtet ndërtimi demokratik, ngritja e institucioneve demokratike, funksionimi në lartësinë e pritshmërive i një drejtësie të re në një vend ku për 100 e kusur vjet s’ka pasur drejtësi, nuk e do kohën e vet. Sigurisht që e do! Po ama rëndësi, ka progres i përvitshëm, progres i përmujshëm, i përditshëm madje dhe për këtë arsye, edhe anëtarësimi në Bashkimin Europian ka një rëndësi madhore, sepse do t’i vërë vulën pakthyeshmërisë së këtij progresi dhe një vendi të sundimit të ligjit. Në këtë pikë, s’besoj se ka diskutim që ajo që ka ndodhur me pavarësimin e drejtësisë Shqipëri në vetëm 10 vitet e fundit, nga krijimi i Komisionit të Reformës në Drejtësi, në 2014, tek miratimi i saj në 2016, tek spastrimi rrënjësor i sistemit nga ata më të korruptuarit përmes vettigut, tek ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, pastaj tek goditjet majtas e djathtas të individëve të lidhur me pushtetin politik në vitet e fundit, nuk ndodhi pra, nuk ndodhi në 100 e kusur vite që pararendën reformën drejtësi, ku asnjë person i lidhur me pushtetin politik nuk u hetua apo gjykua nga një drejtësi e pavarur. Ky është fakti dhe kush e udhëhoqi dhe kush e garanton këtë kthesë historike për shtetin e shqiptarëve. Natyrisht, shumica e sotme dhe ajo e nesërmja patjetër në qeveri, unë dhe Partia Socialiste. Prandaj e votoni apo jo forcën tonë reformiste, e doni apo jo, jepini hakun dhe kujdes, kujdes, se të tjerët drejtësisë së re duan vetëm t’i hedhin lakun, qoftë ata të oxhakut me blozë, qoftë këta të mangalleve të vogla të vjetër e të rinj që janë të njëjtët në një barrikadë, përfshirë edhe kundër reformës në drejtësi pavarësisht se çfarë thonë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!