“U prish motori”, shpëtohet ekuipazhi i jahtit luksoz në Divjakë

schedule08:34 - 2 Korrik, 2022

schedule 08:34 - 2 Korrik, 2022

Ekuipazhi i një jahti luksoz në afërsi të Divjakës është shpëtuar nga Kapiteneria e Durrësit.

Rreth 20 milje larg Divjakës, jahti ka dhënë sinjal për ndihmë, ndërsa më pas kanë njoftuar se kanë probleme me motorin e Jahtit.

Pas kësaj u realizua me sukses një operacion shpëtimi, ku personeli bashkë me jahtin u nxorën në breg.

Njoftimi:

Njoftim i Drejtorise Pergjithshme Detare !

Ne orën 20.20 Kapiteneria e Portit Durres merr nje thirrje nga jahti Dartista 07 qe ndodhet rreth 20 milje larg Divjakes travers se kerkon ndihme pasi nuk I punon motorri.Menjehere Kapiteneria e Portit Durres Referuar Kodi Detar. Neni 91 Pika 2 qe thote se : Kapiteni i portit mund të nxjerrë një urdhër për një ose më shumë mjete lundruese për të dhënë shërbime shpëtimi për mjetet lundruese ose për personat në rrezik mbytjeje

Kapiteneria organizon operacionin e shpetimi dhe njofton anijet qe ndodhen me afer jahtit per ti dhene ndihmen e shpjete. Per pak minuta arrihet kontakti me Kapitenin e Spirit of Chenai” qe po vinte per Durres e cila i shkon ne ndihme jahtit dhe e lidh jahtin Dartista 07 dhe po e rimorkion drejt portit Durres. Nje falenderim per Kapitenerine e Portit Durres dhe kapitenin e anijes Spirit of Chena kroatin Miletic Srdan.

I gjithe operacioni u relaizua ne kohe rekord duke shpetuar jahtin dhe personelin e jahtit. Nje falenderim Kapitenerise Portit Durres dhe anijes konteniere Spirit of Chenal per kete operacin shpetimi.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!