U plagos në një qendër poligoni, vdes 24-vjeçari në Kosovë

schedule19:29 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 19:29 - 1 Dhjetor, 2021

Një 24-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u plagos mbrëmjen e sotme në një qendër poligoni në Obiliq të Kosovës.

Lajmi është bërë me dije për Gazetën Express nga mjeku në urgjencën e spitalit të Prishtinës QKUK, Naser Syla.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45.

Hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë. /Abcnews.al