U plagos në atentatin me eksploziv, shefi i Kirurgjisë tregon gjendjen e Preng Gjinit

schedule12:45 - 16 Shtator, 2020

schedule 12:45 - 16 Shtator, 2020

Shefi i Kirurgjisë në Spitalin e Traumës Dritan Çela ka folur për gjendjen e Preng Gjinit të plagosur ditën e djeshme në një atentat me eksploziv të ndodhur në Tiranë.

Ai tha se pacienti po bën një kontroll nga okulisti ndërsa deklaroi se operacioni i djeshëm ka pasur një rezultat të mirë. Lidhur me rrezikun që i kanoset të plagosurit pa kaluar 48 orë nga plagosja, mjeku tha se rasti duhet ndjekur në dinamikë për të dalë në përfundim.

“Gjendja e pacientit është e stabilizuar. Pacienti është duke bërë një kontroll nga okulisiti. Operacioni i djeshëm ka shkuar mirë në përgjithësi. Kemi bërë një operacion prej katër pesë orësh. Gjatë natës ka qenë i stabilizuar. Pacienti ka qenë në reanimacion. Ka dëmtime në fytyrë, në qafë, dëmtime në bark. Janë riparuar. Është hequr një pjesë zorrësh, janë riparuar disa të tjerë. Do ta ndjekim në dinamikë dhe do shohim. Në gjymtyrë me përjashtim me dorë së majtë ka disa gishta që kanë nevojë për ndërhyje. Pjesa tjetër nuk besoj se do kenë nevojë“, u shpreh mjeku./m.v. abcnews.al