U plagos në aksident, 40-vjeçari ndërron jetë në spital

schedule19:44 - 20 Qershor, 2023

schedule 19:44 - 20 Qershor, 2023

TIRANË- Një 40-vjeçar, i cili mbeti i plagosur në aksident pasditen e sotme, ka humbur jetën në spital. Në aksident u përfshinë tri automjete, në zonën e TEG-ut në Tiranë.

Pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, 40-vjeçari humbi jetën për shkak të plagëve të marra. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!