U pezullua nga garat ndërkombëtare, Rusia merr përgjigjen përfundimtare nga CAS

schedule12:55 - 11 Janar, 2023

schedule 12:55 - 11 Janar, 2023

Pasi nisi luftën në Ukrainë, Rusia mori sanksione të ndryshme nga vende të ndryshme.

Edhe në botën e sportit u vendosën disa sanksione për Rusinë, ku UEFA dhe FIFA vendosën pezullimin e tyre nga aktivitetet ndërkombëtare sportive. Rusët nuk mund ta pranonin këtë gjë dhe dërguan çështjen në CAS të Lozanës, ku shpresonin të merrnin një përgjigje pozitive. Por, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë doli në një përfundim dhe mori një vendim zyrtar, duke e konsideruar të drejtë veprimin e UEFA-s dhe FIFA-s.

“Vendimi i marrë nga UEFA ishte i arsyeshëm, i përmasave të pranueshme dhe mundësisht i nevojshëm për të formalizuar evente ndërkombëtare të një futbolli të sigurt, të mbrojtur dhe të zhvilluar me rregull.

Maxhoranca e Panelit vlerëson se vendimi nuk ka shkelur Statutet e UEFA-s dhe as dispozitat e detyrueshme të ligjeve zviceriane dhe nuk ishte përdorim i padrjetë i fuqisë drejtuese të UEFA-s. Ai është mes kompetencave që ka UEFA për të marrë vendime që promovojnë objektivat e saj statutorë”, shkruan CAS./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!