U përpoqën të organizonin protesta gjatë 1-Majit, policia arreston 15 persona në Turqi

schedule14:35 - 1 Maj, 2020

schedule 14:35 - 1 Maj, 2020

Policia në Stamboll arrestoi të paktën 15 persona të premten, duke përfshirë drejtuesit e sindikatave që u përpoqën të organizonin protesta gjatë  ditës së 1 Majit.

Konfederata e Sindikatave  të Turqisë, ka deklaruar se kryetari i saj Arzu Cerkezoglu dhe disa udhëheqës të tjerë të sindikatës u arrestuan pranë Sheshit Taksim, ku ata donin të vendosnin kurora me lule.

Zyra e guvernatorit të Stambollit tha që demonstruesit u liruan më vonë.  Ata thanë se sindikata të ndryshme kishin lënë kurora në Sheshin Taksim por që DISK kishte këmbëngulur që të marshonin kolektivisht në shesh, gjë që ishte në kundërshtim me rregullat e bllokimit dhe distancës sociale.

Sheshi Taksim ka një vlerë simbolike për lëvizjen punëtore të Turqisë. Në 1977, 34 njerëz u vranë atje gjatë një proteste të  1- Majit.

Turqia ka vendosur bllokime të pjesshme në 31 provinca për çdo fundjavë dhe në festat kombëtare.

Ndalimi i demonstratave në ditën e punëtorëve në Taksim ka qenë në fuqi për disa vjet, për shkak të sigurisë.

Policia mbylli të gjitha rrugët që çojnë në Sheshin Taksim me barrikada dhe rriti praninë e sigurisë të premten.

Turqia renditet e shtata në botë për numrin e rasteve të konfirmuara me 120.204, sipas Universitetit Johns Hopkins. Numri zyrtar i viktimave në vend është 3,174./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!