U përplasën për një lidhje intime: Viktima shqeu grilën e ballkonit, ardhja e policit bëri të kriste arma

schedule10:15 - 10 Tetor, 2019

schedule 10:15 - 10 Tetor, 2019

Gazetarja Enkelejda Arapi ka zbardhur nga Kavaja për abcneës.al detaje të reja në lidhje me ngjajen e rëndë që tronditi sot në mëngjes qytetin.

Nga kjo ngjarje mbeti i vdekur Dritan Hoxholli, ndërsa u plagos polici B.Toci.

Policia dyshon se ngjarja ndodhi për shkaqe xhelozie pasi të dy burrat kishin lidhje me një grua që e kishte bashkëshortin emigrant në Gjermani.

Abcnews.al mëson se fillimisht Hoxholli ka tentuar të futet në shtëpinë e gruas duke përdorur derën e saj, por pasi ajo ka refuzuar ai është ngjitur nga pas pallatit duke shqyer grilën e ballkonit.

Viktima Dritan Hoxholli

Në këtë moment, në vendin e ngjarjes mbërrin polici Toci, i cili fillimisht ka debatuar me Hoxhollin. Pas fjalëve ka qenë radha e përdorimit të armëve, ku burime nga policia bëjnë me dije se fillimisht ishte viktima që qëlloi me kallashnikov në drejtim të Tocit.

Grila e shqyer

Plumbat e kanë kapur këtë të fundit në qafë policin, i cili është përgjigjur me armën e shërbimit duke e lënë Hoxhollin të vrarë në vend.

Toci është dërguar menjëherë në spital, ndërsa ruhet nga policia, ndërsa trupi i Hoxhollit është dërguar në morgun e spitalit të Kavajës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!