Po ecnin në anë të rrugës, përplasen për vdekje dy këmbësorë

schedule21:15 - 26 Gusht, 2018

schedule 21:15 - 26 Gusht, 2018

Dy këmbësorë kanë ndërruar jetë në spitalin e Fierit këtë të diel pasi u përplasën nga një makinë. Amarildo Dogani dhe Festim Dogani, 29 vjeç dhe 21 vjeç, u aksidentuan në fshatin Arapaj të Roskovecit nga një makinë.

Dy të rinjtë kanë qenë këmbësorë, ndërsa mjeti që i përplasi më vonë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Të rinjtë u dërguan menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk mundën t’u shpëtonin plagëve të marra.

Ndërkohë Amarildo Çalamani është drejtuesi i mjetit “Volswagen” që përplasi dy të rinjtë. Ai u kap nga uniformat blu dhe u shoqërua në komisariat disa minuta më vonë, pasi kishte braktisur mjetin dhe ishte larguar në këmbë nga skena e krimit.

Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!