U përplasën me policinë për Abedin Oruçin, gjykata e Kukësit jep masën për 6 të arrestuarit

schedule13:34 - 15 Janar, 2021

schedule 13:34 - 15 Janar, 2021

Në Gjykatën e Kukësit u zhvillua sot seanca e vlerësimit të masës së sigurisë për 6 të arrestuarit e ngjarjes në Kukës, për kapjen e personit në kërkim Abedin Oruçi, ish-kryetar i këshillit të qarkut Kukës.

Lexo edhe: Abedin Oruçi u përplas me policinë, 6 të arrestuar dalin para Gjykatës

Burime bëjnë me dije se me datën 12 janar 2021 në lokalin e Abedin Oruçit kanë hyrë  persona civile me armë në dorë ku kjo ka qenë pikënisja e kësaj ngjarje e ku nga policia e Kukësit, janë arrestuar 6 persona për të cilët Gjykata e Kukësit, vendosi:

-Për shtetasit Zekria Shehu dhe Egland Ollomani, masën e sigurisë detyrim paraqitje.

-Për shtetasin Behar Duraku dhe Gazmend Oruçi, masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

-Ndërsa për Besmir Muçmata dhe Ermir Marku, masën e sigurisë “arrest në burg”. Mbrojtja e të arrestuarve para Gjykatës së Kukësit, parashtroi faktin se personat civil që kanë hyrë në lokal dhe impakti i parë që të krijohet në këto rrethana është vetëmbrojtja.

Sipas mbrojtjes së të arrestuarve,  veprimet e tyre kanë qenë të provokuar nga persona civil që nuk njiheshin nga ana e të arrestuarve.

Ndërkohë ndaj dy personave që mbeten në burg Besmir Muçmata dhe Ermir Marku sipas avokates mbrojtëse Aurora Guska do të bëhet ankimim në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

/abcnews.al/