Policia në Dibër ka finalizuar operacionin e koduar policor “Liqeni i Zi”, në kuadër të të cilit janë ekzekutuar masat e sigurisë për katër persona të përfshirë në një përplasje me armë në vitin 2020.
Bëhet e ditur se në pranga janë vënë:
Shaqir Tollja, 53 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg)
Erlind Tollja, 25 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në burg)
Aleksander Algeri, 34 vjeç, banues në Tiranë, (me mase sigurie arrest në burg , aktualisht ndodhet i ndaluar për një tjetër vepër penale në burgun 313 Tiranë).
Loraldo Lika, 29 vjeç, banues në Bulqizë, (me masë sigurie arrest në shtëpi).
Pas përfundimit të hetimeve është dokumentuar ngjarja e ndodhur në nëntor të 2020 në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë , ku për shkak të një konflikti të mëparshëm për motive pronësie, Sh. T. dhe E. T., ndërsa udhëtonin me automjetin e tyre kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që udhëtonin B. S.(Z), dhe A. A., të cilët u janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë ngjarje është përfshirë dhe L. L., i cili ka kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës. /abcnews.al/