U përlot për çeljen e negociatave, flet gazetarja Zykaj: Kisha shumë emocione, e mora vesh para lajmin e mirë

schedule05:59 - 20 Korrik, 2022

schedule 05:59 - 20 Korrik, 2022

Disa ditë më parë gazetarja e ABC, Erisa Zyka, raportoi ekskluzivisht se Bashkimi Europian ishte gati për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë.

Teksa raportonte për një ëndërr 30-vjeçare të shqiptarëve, gazetarja u përlot pasi ajo raporton prej 20 vitesh mbi rrugëtimin e Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Fill pasi ia çoi këtë lajm redaksisë së abcnews.al, Zykaj u fut LIVE në proflin e saj në Facebook duke mos i mbajtur edhe lotët.

Lexo edhe: VIDEO/ Gazetarja e ABC përlotet teksa njofton lajmin për hapjen e rrugës së integrimit të Shqipërisë në BE

Sot ajo ishte e pranishme në “Radarin Informativ” ku edhe foli rreth emocioneve të përjetuara. Ajo ka shpjeguar se e kishte marrë vesh ndër të parat lajmin se kishte një dakordësi nga Çekia dhe vendet e tjera të BE për konferencën e parë ndërqeveritare dhe kjo ishte një ëndërr e bërë realitet, ndaj edhe nuk I ka mbajtur dot lotët.

“E kam marrë vesh e para dhe e kemi komunikuar të parët në ABC se kjo do të bëhet e vërtetë. Se kishte një dakordësi se kjo do të arrihej dhe u arrit. Kisha shumë emocion dhe e bëra videon sapo e mora vesh”. tha Zykaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!