U përleshën për një burrë, dy gratë shqiptare përfundojnë njëra në burg tjetra në spital pas sherrit me thikë

schedule15:11 - 18 Gusht, 2022

schedule 15:11 - 18 Gusht, 2022

Mediet greke kanë dhënë detaje të reja në lidhje me përleshjen midis dy grave në Selanik të Greqisë.

Mësohet se dy gratë e përfshira në konflikt janë me origjinë shqiptare, shkruan protothema.gr.

Ndërsa është publikuar fotoja e 27-vjeçares që goditi me thikë bashkëkombësen , pasi sipas saj ajo frekuentohej me bashkëshortin e saj.

Aktualisht e lënduara e cila ka marrë dy goditje në bark dhe një në krah, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autorja pritet të dalë para drejtësisë greke për tu gjykuar./abcnews.al/