Sherr për një mashkull, 27-vjeçarja godet të renë me thikë në bark: Kishte lidhje me burrin tim

schedule10:07 - 18 Gusht, 2022

schedule 10:07 - 18 Gusht, 2022

Një grua  ka përjetuar momente tmerri në oborrin e shtëpisë, kur një  27-vjeçare e sulmoi papritur me thikë në bark dhe në krah.

Sipas medieve greke gruaja ka sulmuar të renë, pasi sipas saj, ajo  frekuentohej me bashkëshortin e saj.

“Erdhi me vrap, nxori thikën dhe e goditi, ndërsa me të bërtitura i thoshte “ti ke lidhje me burrin tim”, ka thënë motra e te lënduarës për mediet greke.

Aktualisht e reja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autorja është vënë në prangat e policisë./abcnews.al/