Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka reaguar duke akuzuar kryetaren e KQZ-së për faktin që kësaj partie nuk iu certifikua lista e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi Albin Kurtit i ndalohet kandidimi për shkak të dënimit. Vetëvendosje e cilëson Valdete Dakën, si marionetë.
“Me votimin skandaloz në KQZ u vërtetua ajo që kemi thënë tash e disa ditë: Valdete Daka po vepron nën presion dhe e kontrolluar prej partive të PLAN-it, që dëshirojnë ta ndalin çkapjen e shtetit. Aq i madh është kontrolli që po ushtrohet mbi Valdete Dakën dhe përmes saj mbi KQZ-në, sa që për herë të parë kryetarja e KQZ nuk e miratoi rekomandimin nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike, por e rrëzoi atë.
Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike kishte bërë rekomandimin që listat e të gjithë subjekteve të votoheshin ashtu siç ishin, në pako, mirëpo KQZ-ja mori vendimin antiinstitucional dhe kërkoi që listat të votoheshin një nga një. Kuptohet, synimi i vetëm i këtij vendimi ishte rrëzimi i listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, meqenëse në KQZ mund të krijohet vazhdimisht një shumicë votash me aleancën midis Valdete Dakës, përfaqësuesve të PLAN-it, dhe minoriteteve.
Por, mbështetja e qytetarëve tashmë është bërë masive dhe më shumë se gjysma janë shprehur bindur për ndryshim. Të gjitha partitë e vjetra që kanë kapur shtetin dhe Valdete Dakën, së bashku, nuk kanë aq mbështetje sa Lëvizja VETËVENDOSJE! Prandaj përpjekjet e tyre për të ndalur Lëvizjen, nuk do të kenë sukses.
Ne edhe kësaj radhe u treguam parimorë si gjithnjë, e meqë ishim që listat të votoheshin në tërësi pa paragjykim, i votuam listat e subjekteve të tjera, pavarësisht korrupsionit dhe keqqeverisjes që ato përfaqësojnë. Sigurisht, nuk kemi pritur që edhe ata të ishin respektues, sepse njerëzit të cilët kurrë nuk kanë respektuar Kosovën dhe qytetarët e saj, nuk do të mund të respektojnë Vetëvendosjen.
Ne nuk na befason sjellja e tyre, sepse është e njëjta, tash e njëzet vite. Por situata ka ndryshuar rrënjësisht, dhe ankthi e paniku i tyre mund të shkaktojë veprimet e fundit antiligjore e antidemokratike, por shpejt do të përfundojë.
Sa i përket vendimit të padrejtë nga KQZ, ne do të vazhdojmë me të gjitha procedurat ligjore dhe do ta paraqesim çështjen në PZAP. Dhe jemi të bindur se në 14 shkurt lista jonë do të jetë e certifikuar, e votuar dhe fituese, e plotë dhe me krejt emrat, sepse kemi të drejtë” mbyllet deklarata.
Por cfarë ndodhi?
Albin Kurti nuk mund të kandidojë në zgjedhjet e 14 shkurtit, pas vendimit të KQZ që nuk certifikoi listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Të njëjtin vendim mori KQZ edhe për AAK e Haradinajt dhe për Nismen e Fatmir Limajt. Te tre këto parti nuk pastruan listat nga emrat e kandidateve që kanë pasur probleme me ligjin.
Tre subjektet politike, nuk i kishin zevendesuar ne listat e kandidateve te tyre emrat e verifikuar me probleme, perkatesisht 5 te Vetevendosjes, 12 te Nismes dhe 4 te Aleances per Ardhmerine e Kosoves.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ishte shprehur me heret se 47 kandidatë nga rreth 1080, të cilët janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vjetët e fundit, nuk mund te garojne ne keto zgjedhje, sipas nenit 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.
26 nga keta kandidate u ndryshuan ne lista nga subjektet politike qe i kishin paraqitur, ndersa 21 te tjere mbeten te palevizur. Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim i rekomandoi KQZ-së që t’i certifikojë ne grup të gjithë kandidatët për deputete të subjekteve politike.
Por, kjo u kundërshtua nga shumica e anëtarëve të KQZ-së, të cilët vendosën që të votojnë një nga një për subjektet politike. Me shumicen e votave te anetareve te KQZ, Listat e LDK dhe PDK jane certifikuar për zgjedhjet e 14 shkurtit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me 10 vota pro, certifikoi edhe listën me kandidatët për deputetë të Listës Serbe. Ky subjekt politik, i beri disa ndryshime listes se paraqitur me heret, duke hequr emrat e verifikuar si te papershtatshem per kandidim.
Secila nga 3 partite, LVV, Nisma Socialdemokrate dhe AAK, tashme duhet te paraqese sa me pare ne KQZ lista te pastruara kandidatesh, per te marre pjese ne zgjedhjet e 14 shkurtit. Ato kane te drejten e apelit ne keshillin zgjedhor per ankesa dhe parashtresa dhe deri ne gjykaten supreme per vendimin e KQZ qe nuk certifikoi listat e kandidateve te tyre./ db/Abcnews.al