Një banesë në Shkodër, në lagjen Partizani është përfshirë nga flakët. Dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr dhe si pasojë është djegur plotësisht banesa e 67 vjeçarit.
Raportohen vetëm dëme materiale, pa dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.
/abcnews.al/


