U përfshi në konflikt me një banor të zonës së Fanit, arrestohet ish-drejtori i OSHHE në Mirditë

schedule09:36 - 16 Qershor, 2022

schedule 09:36 - 16 Qershor, 2022

Është vënë në pranga ish-drejtori i OSHEE në Mirditë Altin Nikolli. Ndaj Nikollit është vendosur masa e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Lezhës për veprën penale plagosje e rëndë me dashje.

Mësohet se ai ka goditur me sende të forta një banor në zonën e Fanit duke e lënë të plagosur rëndë. Pas veprimeve hetimore ka rezultuar se ai është autor i ngjarjes dhe më pas është lëshuar edhe urdhër ndalimi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!