Dua Lipa ka qenë kryefjalë e mediave orët e fundit për shkak të një fotoje që ngriti dyshimet se mund të jetë shtatzënë. Këngëtarja me origjinë shqiptare postoi disa foto në Instagram nga pushimet e saj në Meksikë, shoqëruar me disa emoji me figurën e një biberoni, një arushi dhe një fëmije si ëngjëll.
Kaq mjaftoi që fansat të aludonin se ylli i hitit “Levitating” mund të jetë në pritje të fëmijës së parë me Anwar Hadid. Pas kësaj, këngëtarja hoqi menjëherë mbishkrimin krahas fotove, por nuk ka lejuar që spekulimet të vijojnë më tej. Këngëtarja i është përgjigjur një komentuesi, i cili ka shkruar: “Ajo është shtatzënë”.
“Food baby (Ushqimi zemër)”, ia ka kthyer Lipa duke hedhur poshtë aludimet dhe duke nënkuptuar se fokusi i saj kryesor është karriera e saj. Kujtojmë që Dua është zhvendosur prej kohësh në SHBA për të qenë pranë të dashurit të saj, Anwar Hadid. /abcnews.al