Natalie Portman ka reaguar për herë të parë pas thashethemeve se është në pritje të ëmbël. Page Six shkruante se aktorja ishte shtatzënë, artikull që i referohej disa fotografive të shkrepura në Sidnei, ku barku i saj dukej paksa i rrumbullakosur.
Pas këtij lajmi, Portman reagoi përmes një postimi në Instastory duke sqaruar se nuk është shtatzënë. “Hej, nuk nuk jam absolutisht shtatzënë…Me sa duket, është akoma normale në vitin 2021 që dikush të spekulojë dhe të komentojë mbi format e trupit të një gruaje kur të dojë?“, shkroi aktorja.
39-vjeçarja aktualisht ndodhet në Australi për xhirimin e filmit “Thor: Love and Thunder”. Portman ka dy fëmijë me partnerin Benjamin Millepied, me të cilin u takua ndërsa filmonte “Black Swan” në 2009 para se të martohej tre vjet më vonë. /abcnews.al