U përfol për koronavirus, dalin rezultatet e analizave për Papa Françeskun

schedule08:44 - 3 Mars, 2020

schedule 08:44 - 3 Mars, 2020

Kanë dalë rezultatet e analizave për Papa Franceskun, i cili anuloi disa aktivitetet të tija për shkak të problemeve shëndetësore.

Pasi u pa duke u kollitur në publik, në media dhe rrjete sociale filluan spekulimet se ai ishte kapur nga koronavirusi për shkak se takoi disa besimtarë pa maskë disa ditë më parë.

Megjithatë, duket se çdo gjë ka qenë spekulim pasi rezultatet e analizave për Papën kanë dalë negative.

Ai nuk është prekur nga koronavirusi dhe gëzon shëndet të plotë përveç ndonjë shqetësimi të vogël. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!