Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

U përdhunua nga shqiptari në Greqi, flet ish-bashkëshortja e 33-vjeçarit: Kam frikë se çfarë do të ndodhë nëse ai del nga burgu

schedule08:47 - 10 Tetor, 2022

schedule 08:47 - 10 Tetor, 2022

Ka folur për mediet greke, 28-vjeçarja që u dhunuar dhe përdhunua nga ish-bashkëshorti i saj në Greqi, një javë më parë.

Pasi disa ditësh në spital, 28-vjeçarja ka shkuar në shtëpi ku po kalon momente me familjen dhe dy fëmijët e saj. Sakaq ajo shprehet e shqetësuar për të sigurinë e saj, pasi ka frikë se nëse ish-bashkëshort del nga burgu, do i bëj keq sërish.

Lexo edhe: FOTO/ Rrëmbeu dhe përdhunoi ish-bashkëshorten, arrestohet shqiptari në Greqi



Kujtojmë se 33-vjeçari shqiptar ndodhet në paraburgim.

“Ndihem e sigurt që i është caktuar masa e paraburgimit, por kam frikë se çfarë do të ndodhë nëse gjërat ndryshojnë”, tha 28-vjeçarja për televizionin STAR., shkruan protothema.gr.

Ndërkohë avokati i saj thotë se klientja e tij është traumatizuar.

“Ajo është tronditur mendërisht. Ditët e para fliste me mua dhe qante, tani kemi një komunikim më të mirë dhe është më e qetë edhe për fëmijët e saj”, tha avokati i 28-vjeçares./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!