“U pendova që refuzova Liverpoolin”, sinqeriteti i Kampionit të Botës

schedule23:58 - 20 Qershor, 2020

schedule 23:58 - 20 Qershor, 2020

Mesfushori i Atletico Madrid, Thomas Lemar, ka zbuluar një prapaskenë merkatoje. Francezi ka zbuluar se tre vite më parë ishte pranë kalimit te Liverpool, por në fund ishte ai që e refuzoi. Lemar e pranon se tashmë është penduar për zgjedhjen e tij, por nuk është koha për ta kthyer kokën mbrapa.

”Pendim? Ndoshta. Nuk kam pse ta fsheh, por jam pak i zhgënjyer. Kur diçka nuk ndodh, thjesht nuk ndodh. Nuk kisha arsye për ta kthyer kokën pas, prandaj në atë kohë tek Monaco punova fort që në merkaton tjetër të isha përsëri në qëndër të saj”, deklaron Lemar.

”Unë jam i hapur ndaj çdo lloj oferte. Jam futbollist dhe më pëlqen futbolli. Nuk kam pse t’ia mbyll derën asnjë klubi”, mbyll mesfushori, i cili i shkel syrin klubeve të Premier League me deklaratën e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!