U penalizuan poshtë listës fituese, kush janë figurat e PS që morën “dhuratë” mandatin

schedule23:00 - 29 Mars, 2022

schedule 23:00 - 29 Mars, 2022

Pandeli Majko rikthehet në Kuvend në vend të Alqi Bllakos i cili vendosi të lërë mandatin pasi SPAK i kërkoi Kuvendit autorizim për arrestimin e deputetit.

Ish-deputeti Majko i renditur i 19-ti në listën e Qarkut Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit, nuk arriti të thyejë herësin, e për pasojë mbeti jashtë politikës aktive.

Por Majko nuk është i vetmi nga radhët e PS hyri në Kuvend rastësisht. 2 të tjerët janë Mimi Kodheli e renditur e 21-ta në listë dhe Fatmir Xhafaj i renditur i 23-ti.

I pari që hyri në Kuvend është Fatmir Xhafaj i cili grumbulloi në të gjithë qarkun plot 16738.

Lexo edhe: Alqi Bllako la mandatin e deputetit, rikthehet në Kuvend Pandeli Majko

Najada Çomo e cila hyri në Kuvend, pas zgjedhjeve vendosi të lërë mandatin, duke e arsyetuar këtë vendim me peshën që kishte gjatë pandemisë në spital. Vendin e Çomos e zuri Mimi Kodheli.

Ndryshe nga Xhafaj dhe Kodheli, Majko hyn në Kuvend pas një viti mungesë. Në zgjedhjet e vitit të kaluar, për herë të parë, lista e kandidatëve ishte pjesërisht e hapur, çka i jepte mundësi deputetëve jo fitues që nëse merrnin numër të madh votash të kapërcenin pragun.

be.k/abcnews.al