U paralajmëruan Çapjat dhe Lul Berisha, policia aksion sot edhe ndaj dy grupeve të fuqishme të Shkodrës

schedule12:30 - 4 Shkurt, 2020

schedule 12:30 - 4 Shkurt, 2020

Policia e shtetit ka vënë në shënjestër edhe dy familje të tjera që dyshohet se e kanë vënë pasurinë përmes veprimtarisë së kundraligjshme.

Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcnews.al se gjatë ditës së sotme do të sekuestrohet pasuria e grupit Bajraj dhe familjes Doçi në Shkodër. Këta të fundit dyshohet se janë përfshirë në pengmarrjen e Jan Prengës sëbashku me familjen Hajri në 17 janar të këtij viti duke rezultuar me vrasjen dhe groposjen e këtij të fundit.

Gjatë paradites së sotme, policia i kërkoi Lulzim Berishës dhe familjes Çapja nga Elbasani që të justifikonin pasurinë brenda 48 orëve, në të kundërt do t’u sekuestrohej.

Një ditë më parë, policia goditi familjen Hajri në Shijak duke iu sekuestruar kompleksin “Golden”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!