“U nxorri gishtin e mesit protestuesve”, Noka i ashpër ndaj Borchardt: Gjest i neveritshëm

schedule23:20 - 13 Tetor, 2019

schedule 23:20 - 13 Tetor, 2019

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi gjatë një prononcimi për Abc News se ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt ka kryer një gjest të pahijshëm ndaj protestuesve të Unazës së Re duke u nxjerrë gishtin e mesit.

Noka theksoi se Borchardt nuk duhet të jetë më ambasador pas atij veprimi.

Gazetari: Zoti Noka në fillim të protestës zoti Borchardt ka kaluar pranë protestuesve të zonës së Unazës së Re dhe ka bërë një gjest të pahijshëm, jeni në dijeni të këtij veprimi?

Flamur Noka: Ne kemi qenë këtu kur është bërë një gjest i turpshëm dhe i neveritshëm. Atë nuk mund ta bëjë një rrugaç rrugës dhe jo më një ambasador. Ai nuk tregoi as më shumë e as më pak atë që kemi thënë prej kohësh që që rrogën e merr nga OSBE, por politikisht dhe shpirtërisht është militant i rilindjes dhe është turp i diplomacisë shqiptare.

Gazetari: Çfarë veprimi ka bërë zoti Borchardt?

Flamur Noka: Konkretisht nxorri gishtin e mesit banorëve protestues. Ai s’mund të jetë për asnjë moment më ambasador i OSBE-së në Shqipëri në rast se në këtë vend do të kishte shtet të së drejtës dhe do ishte demokraci funksionale dhe jo diktaturë e krimit siç është./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!