U nominua për dy çmime në “American Music Awards”, Dua Lipa paralajmëron diçka speciale

schedule13:20 - 27 Tetor, 2020

schedule 13:20 - 27 Tetor, 2020

Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për Dua Lipën. Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia, artistja shqiptare me famë botërore ka punuar shumë, dhe frytet e para ka nisur t’i marrë. Pak kohë më parë, u publikua lista me nominimet e “MTV EMA” për këtë vit dhe Dua u nominua në 4 kategori: “Best Artist”, “Best Song” për hitin “Don’t Start Now”, “Best Pop” dhe “Best Act” në Britaninë e Madhe dhe Irlandë.

Artistja shqiptare u nominua gjithashtu dhe për një tjetër eveniment të rëndësishëm. Ajo u nominua për 4 kategori në festivalin “LOS40 Music Awards” që mbahet në Spanjë, për çmimin artistja më e mirë, për albumin më të mirë, këngën dhe videon më të mirë. Ndërkaq, së fundmi shqiptarja ka bërë me dije se është nominuar në dy kategori të ndryshme dhe në “American Music Awards”.

 

View this post on Instagram

 

Got something special planned for my third @AMAs in a row! ? Tune-in November 22nd at 8/7c on ABC. #AMAs ??????????????????

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale, duke bërë me dije se është nominuar për çmimin “Artistja femër e preferuar” dhe “Kënga e preferuar”. Ndërsa kanë kaluar vetëm pak javë nga publikimi i këngës “Levitating” me DaBaby, Dua ka paralajmëruar një tjetër bashkëpunim. Me 30 Tetor, Dua pritet të lançojë “Fever” me këngëtaren belge Anegle. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!