Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi me akuzën e përdhunimit të një vajze 19-vjeçe, po me origjinë shqiptare.
Të arrestuarit 20 dhe 21-vjeç e mbyllën në shtëpi, e droguan dhe e përdhunuan për tre ditë shqiptaren nga data 23-26 Qershor më pas e liruan duke e dërguar në portin e Pireut dhe vetë u larguan me pushime në Mykonos.
Por si u njoh me djemtë?
Vajza në dëshminë e saj në polici ka deklaruar se njërin nga djemtë e ka njohur përmes Facebook-ut dhe caktuan një takim që ndodhi të mërkurën për të kaluar më pas natën në një shtëpi në qendër të Athinës, shkruajnë mediat greke.
Pasi kishin kaluar disa orë, vajza thotë se në shtëpi u shfaq edhe një tjetër person, sërish bashkatdhetar duke e droguar dhe përdhunuar.
Makthi zgjati tre ditë. Sot shqiptarët vendosën që të linin të lirë vajzën e cila menjëherë iu drejtua policisë./d.b/Abcnews.al