U nis për kurim në Turqi? Veliaj për abcnews.al: Jam mirë, po pres testin e dytë

schedule13:13 - 10 Gusht, 2020

schedule 13:13 - 10 Gusht, 2020

Kryebashkiaku i Tiranës ka reaguar në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore për shkak të koronavirusit duke theksuar se aktualisht është në Tiranë dhe pret bërjen e testit të dytë për të konfirmuar shërimin.

I kontaktuar nga abcnews.al, Veliaj u shpreh se në testin e parë ka dalë negativ dhe tani pret që të bëhet testi i dytë për të qenë i sigurt se e ka kaluar virusin.

Më herët, në rrjetet sociale u shkruajt se kryebashkiaku ishte nisur për kurim më të specializuar në një spital në Turqi. /abcnews.al