VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Amarildo Nikolli, i cili përfundoi në pranga të policisë ditën e hënë në Lungomare.
Nikolli u arrestua duke lëvizur në qytet teksa iu gjet edhe një armë me silenciator.
Policia konfirmoi se ai kishte udhëtuar nga Shkodra për në Vlorë për të kryer vrasje me pagesë.
Targeti sipas burimeve të policisë i kësaj ngjarje ishte Inez Hajrulla një prej figurave të njohura të bluve të Vlorës në qytet/ n.m.abcnews.al