“U ngritëm për luftën e klasave politike”, Gonxhe për 8 Dhjetorin: Ditë historike, nuk kthehet më

schedule13:57 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 13:57 - 8 Dhjetor, 2023

“8 dhjetori është një ditë historike, e cila nuk kthehet më”, e ka cilësuar drejtori i përgjithshëm i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, që njëherësh është dhe një nga studentët e dhjetorit në Lëvizjen Studentore të 90-tës.

Në një lidhje me “Tirana Live” nga Pallati i Kongreseve, ku po mbahet Kongresi i Partisë Socialiste, ai deklaroi se në 8 Dhjetor u ngritën që të merrte fund lufta e klasave.

Gonxhe theksoi se në atë moment nuk kishe si t’ia shpjegoje një pjese tjetër se ky veprim do të ndikonte në 33 vitet e ardhshme.

Mund të flas si student i asaj kohe në Akademi ne kishim organizuar një ‘miting’ për vrasjen e John Lenon. Ne e kthyem në një mbledhje me studentët dhe pedagogët ku flisnim për ëndrrat tona.

“Studentët ishin më kurajoz, ashtu siç ti ndihesh si i paprekshëm kur je i ri dhe ne kishim atë energjinë e pashtershme. Mirëpo, në thelbin e vetë, ajo që nga lëvizja do të ishte jo mirë, ishte që nuk u dëgjuar katarsi i studentëve, ai zëri ligjor për të ndërtuar sistemin ligjor. Nuk e morën parasysh, dhe u aktivizua gjithçka, madje ne kemi thyer dyert e sallave në orët e para. Në atë moment një pjesë tjetër ishte e etur për liri dhe nuk kishe si ia shpjegoje se kjo do të ndikonte për 33 vitet e ardhshme.

Ne ishim ngritur që të merrte fund lufta e klasave. Nuk mundeshin sekretarët e partive të merrnin rolet drejtuese në lidhjet demokratike. Unë për vete kam dhënë dorëheqjen në 15 janar të vitit 1991”.

Sa i përket Kongresit të Partisë Socialiste në të njëjtën datë me Ditën e Rinisë, Gonxhe se dhjetori është i të gjithëve dhe i asnjë partie, prandaj nuk ka vend për keqkuptime.

“Unë e shoh shumë qetë dhe me shumë normalitet, sepse dhjetori është i shqiptarëve, i juaji, imi. Në atë kohë nuk ka pasur opozitë dhe tani dhjetori është i të gjithëve dhe i asnjë prej partive”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!