U ngjit në Pukë me Alfred Lelën për reportazh, alpinisti ra në humnerë dhe vdiq

schedule22:17 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 22:17 - 30 Dhjetor, 2021

Gjendet i vdekur specialisti i mjedisit Ndoc Mulaj 60-vjeç, i cili pasditen e sotme gjatë ngjitjes në malin e Munellës në Pukë me një grup alpinistësh rrëshqiti duke përfunduar në humnerë.

Pas 6 orësh kërkime, policia njofton se Mulaj është gjetur i pajetë.

Lexo edhe: Rrëshqiti në malet e Pukës, flet gazetari Alfred Lela: Mendova se e mbylla me këtë botë

Në vijim të informacionit të dhënë ku dy alpinistë  duke eksploruar në Malin e Munellës  kanë rrëshqitur duke rënë në humnerë ku njëri u gjet gjatë kërkimeve dhe u transportua në spital ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses, pjesëtarë të shoqatës së alpinistëve Pukë  dhe banorë të zonës kanë vijuar kërkimet në kushte klimaterike të vështira dhe terren të thepisur. Pas disa  orë kërkimesh është gjetur i pajetë i Ndoc Mulaj dhe po vijon puna për nxjerrjen e trupit” tha policia.

Ai ndodhej në malin e Munellës për të xhiruar një reportazh bashkë me gazetarin Alfred Lela i cili ka pësuar dëmtime të lehta.

Gjatë ngjitjes në këmbë dy prej alpinistëve ranë nga lartësia duke përfunduar në humnerë. Pas dy orësh kërkime është bërë e mundur gjetja e Ilir Shytit.

ABC mëson se Shyti është dërguar në spitalin e Pukës në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa Mulaj ndërroi jetë.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!