U ndihmua 33-vjeçari nga një person tjetër për të mbuluar krimin? Çfarë thotë policia greke

schedule16:06 - 20 Qershor, 2021

schedule 16:06 - 20 Qershor, 2021

Babis Anagnostopulos nuk është ndihmuar nga asnjë person tjetër për skemën e organizuar prej tij pas vrasjes së gruas 20-vjeçare. Në këtë përfundim ka dalë policia pas hetimit për ngjarjen e rëndë që ka shokuar opinionin publik grek.

Zëdhënësja e Policisë, Anna Efthimiou, foli për ANT1 për rrjedhën e hetimeve dhe kontaktet që policia kishte me 33-vjeçarin, që nga momenti i parë i telefonatës në veprimin e menjëhershëm në 11 maj, deri në rrëfimin e tij për vrasjen e Caroline në shtëpinë e tyre në Glyka Nera.

Lexo edhe: “Kishin një lidhje të çuditshme”, e takoi pak para vrasjes, zbardhet dëshmia e shoqes së 20 vjeçares

Përfaqësuesja e Policisë, duke iu përgjigjur një pyetje përkatëse, tha se hetimi policor ka përfunduar dhe nuk zbuloi përfshirjen e një personi tjetër në kryerjen e krimit në Glyka Nera, dmth nuk kishte prova që dikush e ndihmoi 33-vjeçarin në krimin e rëndë.

Ajo shtoi, megjithatë, se hetimi tani është nën përgjegjësinë e autoriteteve hetuese dhe po vazhdon, duke lënë të hapur mundësinë e gjetjeve të reja në të ardhmen. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!