U nderua me çmimin e madh, Kondi tregon “fiksimin” për bashkëshortin: Isha shumë xheloze

schedule11:13 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 11:13 - 20 Dhjetor, 2021

Mariana Kondi, gjatë një interviste që dha për “Abc-ja e mëngjesit”, foli mes të tjerash dhe për çmimin që mori nga presidenti Meta. Kondi u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh” në një ceremoni të zhvilluar në presidencë mes miqsh dhe të afërm të aktores. Gjatë intervistës për moderatorin Alban Musa, aktorja rrëfeu emocionet e marrjes së këtij çmimi pas 40 vitesh karrierë.

“Nuk e besova. Kur më tha këshilltarja e Metës nuk e besova, e mora në telefon dhe më tha po…Pastaj kur më tha se do ta marrësh me Ardian Trebickën u kënaqa më shumë. “, tha Kondi. “Po jetoj një jetë të dytë. Ia dedikoj dhe bashkëshortit. Tani jemi tre: unë, tim shoq dhe mjeshtri i madh”, shtoi më tej aktorja.

Moderatorja foli gjithashtu dhe për jetën personale. E pyetur nga moderatori nëse është xheloze ndaj bashkëshortit ajo tregoi dhe një situatë mes tyre. “Në fakt unë e kam dashur më shumë dhe kam qenë më shumë xheloze, nga mosha 30-35 vjeç kam qenë shumë xheloze…I shkoja tek zyra dhe mendoja me kë mund ta shikoj dhe sa më shikonte mua, më thoshte ik.“, tha ajo mes të tjerash.

E pyetur nga moderatori Alban Musa për pagën më të lartë që ka marrë gjatë karrierës së saj ajo tha: “Ka qenë filmi “I Love Tropoja” dhe te Portokallia.” Ndërkaq, ajo iu përgjigj disa pyetjeve nga moderatori duke tundur dybekun. A do të hynte në Big Brother?

“Nuk është për mua, mund të jetë por ndoshta nuk e bëj dot. Do të kisha qejf reality show-n në ishull. Me Dashnor Dikon ndoshta do të futesha aty”, tha me humor Kondi.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!