U nda nga Oriola Marashi, Eros Grezda tregon nëse është në një lidhje

schedule18:28 - 17 Shkurt, 2022

schedule 18:28 - 17 Shkurt, 2022

Futbollisti i njohur, Eros Grezda ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë, për shkak të lidhjes së dashurisë me modelen Oriola Marashi. Ai ka thënë për Sport Magazine se ky fakt e ka bezdisur, pasi flitej gjithmonë për lidhjen e tij dhe jo për karrierën.

“Lidhjen që kam pasur nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte doja apo s’doja sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat. U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”, u shpreh Erosi.

Më tej, i pyetur nëse është single apo në një marrëdhënie, futbollisti deklaroi: “Momentalisht, nga lidhja e fundit që kam pasur jam single, nuk jam lidhur, as nuk dua të lidhem. Dua të shikoj një herë veten time dhe karrierën, pastaj ajo është shumë spontane”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!