U nda nga bashkëshorti pas 7 vitesh, këngëtarja rrëfen vështirësitë e divorcit

schedule13:11 - 14 Shtator, 2020

schedule 13:11 - 14 Shtator, 2020

Këngëtarja e njohur Kelly Clarkson, i ka dhënë fund martesës 7-vjeçare me Brandon Blackstock. Gjithçka u zbulua në fillim të qershorit

Në një intervistë për “Sunday Today”, ajo foli për vështirësitë e përfundimit të martesës së saj.

“Nuk është më sekret. Jeta ime ka qenë pak e vështirë dy muajt e fundit. Unë kam biseduar me miq që janë divorcuar. Kjo është gjëja më e keqe ku dikush mund të përfshihet”, u shpreh këngëtarja e hitit “Because of you”.

Kelly dhe 43-vjeçari ishin të martuar për gati 7 vite dhe kanë dy fëmijë së bashku, River, 6 vjeç dhe Remington, 4 vjeç. Ndërkohë, drama e divorcit pritet të shërbejë si frymëzim për karrierën muzikore të saj. l.k/abcnews.al