“U mundova ta fsheh, por nuk ia dola”, Anna Lika tregon incidentin e sikletshëm që i ka ndodhur

schedule20:05 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 20:05 - 20 Dhjetor, 2020

Ka nisur puntata e sotme e spektaklit unik ‘Gladiatori’ në ekranin e ABC. Nuk kishte se si edhe në këtë mbrëmje të mungonin batutat e moderatores Anna Lika, e cila i ka ndarë me kolegun e saj Enis Ujkani.

Ajo ka treguar një incident gjatë sfidave, duke thyer kështu thoin. Anna theksoi se u mundua ta mbante të fshehtë nga publiku, por nuk ia ka dal.

T’i kërkoj pak falje publikut, atyre që na shikojnë nga shtëpia në qoftë se shohin këtë gishtin tim që e kam të fashuar, po dje kam thyer thoin në darkë dhe nuk kisha se ku ta bëja. Siç kisha këtë shpatën në dorë dhe fillova vap ktej dhe vap andej dhe vrava gishtin. Kështu që më falni të gjithë. Jam duke u munduar ta fshehë, por nuk po ja arrij dot. Unë shyqyr që nuk kam thyer ndonjë këmbë sot se e kam një cik kështu, thyej duar, këmbë”, u shpreh ajo. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!